Magazina

Stankoviç: shqiptarët të mësojnë gjuhën serbe, më lehtë do të punësohen në organet shtetërore

U bë dorëzimi i diplomave për 150 kandidatë nga Bujanoci dhe Presheva të cilët kanë kryerë me suksesë kursin e gjuhës serbe, kjo ceremoni u mbajtë sot në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës në Bujanoc.
Projekti “Shkolla e Gjuhës Sërbe “ për të rinjët shqiptarë të komunës së Bujanocit dhe Preshevës u organizua nga Trupi Koordinues i Qeverisë së republikës së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e mbështeturë financiarisht nga Ambasada e Britanisë së Mdhe. Këtë kurs të gjuhës Serbe e kanë ndjekur nxënës të shkollave të mesme, student, njerëz që punojnë nëpër organizata publike dhe vende të ndryshme. Kursi është organizuar për herë të dytë. Me rastin e këtij organizimi morri pjesë edhe kryetari i Trupit koordinues Zoran Stankoviq ky i fundit përgëzoi kursistët e kësaj shkolle duke i uruar suksese fëmijëve shqiptarë të cilët kanë mësuar gjuhën serbe për gjashtë muaj, “fëmijët shumë mirë kanë mësuar me sukses e kanë kryer kursin për kohën e ardhshme është përparim për punësim në organet shtetërore, kjo do të thotë se marrëveshjet që kemi arriturë me liderët shqiptarë dhe politikën shtetërore për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do të kenë më shumë mundësi që këta të rinjë të punësohen dhe ti përmbushmi ato marrëveshja që kemi arrit më herët”, ka thënë Stankoviç.
Sipas tij ky llojë mësimi duhet të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, kjo është një marrveshje me Ambasadën e Bitanisë së madhe. Rahim Salihi, këshilltarë i drejtorit të Trupin Koordinues, ka deklauar se, “qëllimi i këtij projekti është që të rinjët shqiptarë nga komunat e Bujanoci, Preshevës dhe Medvegjës të avansohen në komunikimin e gjuhës serbe kështu që do ta kenë më lehtë që të komunikojnë, veçanarisht në fakultetet e ndryshme, sidomos në fakultetin e Novi Sadit dega në Bujanoc dhe për nevojat e tyre të përdishtme” Salihu këtë projekt e ka vlerësuar të suksesshmë dhe diplomimin 165 shqiptarëve në kursin e gjuhës serbe e ka vlrësuar një sukses për Trupin Koordinues dhe donatorët. Në ceremoninë e ndarjes së diplomave ka marrë pjesë edhe kryeshefi i drejtoratit për veprimtari shoqërore dhe çështje publike Bajram Fejzullahu.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button