Xhandarmëria serbe legjitimon shqiptarët në Kosovë!

Mospërcaktimi i vijës kufitare mes Kosovës e Serbisë, vazhdon të sjellë probleme në zonën e Karaçevës.
XhandarmeriaBanorët janë të shqetësuar dhe shumë prej tyre thonë se frikohen të flasin për media. Ata ndihen të kërcënuar dhe pranojnë se shpesh brenda territorit të Kosovës legjitimohen nga xhandarmëria serbe.
Kryetari i fshatit, Selver Lenjani, është i revoltuar në institucionet kosovare. Ai porosit politikanët që t’iu dalin në ndihmë banorëve, në mënyrë që ata të ndihen të lirë në shtëpitë e tyre. Megjithëse drejtohen të gjitha këto akuza, Policia e Kosovës thotë se bën patrullime të zakonshme në këtë zonë kufitare, raporton KTV.
Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, thotë se deklarimet e banorëve nuk janë të vërteta. Sipas tij, pas shqetësimeve, policia bën kontrollet rutinore. Banorët e këtij brezi kufitar kanë protestuar me dhjetëra herë duke bërë me dije se ndihen të kërcënuar.