Zyrtare: 3 persona të vdekur në KEK, shumë të lënduar

Izet Mustafa ka konfirmuar se deri më tani edhe zyrtarisht janë konfirmuar 3 persona të vdekur nga shpërthimi në KEK emrat e të cilëve nuk janë bërë i ditur ende.
Ata ende janë në vendin ku kanë humbur jetën, pasi që ka qenë e pamundur të tërhiqen nga atje.
Ndërkohë tashmë mësohet se mbi 15 të tjerë janë të lënduar. Shpërthimi ka ardhur si pasoj e 4 bombolave të hidrogjenit të cilat kanë shpërthyer.