Magazina
10 arsye pse noti është i mirë
Mos u bëni dembel dhe të notoni në ujë të cekët ose të qëndroni buzë pishinës, por aktivizohuni dhe notoni!
Lexoni se cilat janë dobitë për shëndetin e trupit tuaj nëse merreni me not.
1. Noti ju ndihmon në mënyrë të duhur për shëndetin e kockave dhe shpinën;
2. Ju aktivizon të gjithë muskujt e trupit tuaj. Për të aktivizuar të gjithë muskujt, ju duhet të përdorni lloje të ndryshme të teknikave të notit;
3. Noti është një kardio-stërvitje e shkëlqyer dhe ju mëson se si duhet të merrni frymë;
4. Noti mund të kombinohet me gjimnastikë dhe ju ndihmon të digjni yndyrat rreth belit dhe kofshëve;
5. Ndihmon të formoni trupin në mënyrën më të mirë të mundshme, pra është një lloj masazhi për lëkurën dhe muskujt.
6. Gjatë notit, shanset janë më të vogla që të lëndoheni për dallim nga ngritja e peshave ose gjatë vrapimit;
7. Është shumë i mirë për imunitet dhe për gratë shtatzëna. Megjithatë, para çdo aktiviteti duhet të konsultoheni me mjekun;
8. Eliminon stresin dhe ju mbush me energji pozitive. Uji bën mrekulli për humor!
9. Ju ndihmon që të mbani nën kontroll shtypjen e gjakut dhe kjo është mirë për zemrën;
10. Sa herë që të keni probleme me frymëmarrjen, menjëherë shkoni në pishinën më të afërt për shkak se qëndrimi në pishinë apo det, lehtëson problemin, gjë e cila është e vërtetuar shkencërisht.