Magazina

Agjërimi forcon sistemin imunitar

Siç e dimë, trupi pushon gjatë agjërimit dhe kështu shton mundësinë e prodhimit të gjakut. Trupi pastrohet nga lëndët e dëmshme dhe forcohet sistemi imunitar. Në këtë mënyrë trupi bëhet më rezistent ndaj sëmundjeve të ndryshme siç janë ato të zemrës, enëve të gjakut dhe kancerit.
Me anë të agjërimit në formën e mosngrënies dhe mospirjes që nga agimi deri në perëndimin e diellit pushojnë mëlçia dhe i gjithë sistemi tretës i trupit. Gjatë agjërimit rritet produktiviteti i organeve, lehtësohet kontrollimi i nivelit të sheqerit në gjak tek diabetikët dhe presioni i gjakut tek personat me hipertension. Bien vlerat e yndyrës në gjak dhe rritet kolesteroli i mirë. Humbasin të gjitha yndyrat e depozituara në trup, madje personi agjërues mund të dobësohet. Trupi pastrohet nga lëndët e panevojshme. Agjërimi të mban larg ngrënies së tepërt, cigares, alkoolit dhe veseve të këqija. Kur agjërimi mbahet në trajtën e një adhurimi të jep siguri, qetësi, optimizëm dhe lumturi.
Të gjithë agjëruesit, si ata me sëmundje kronike ashtu dhe të shëndoshët, duhet të tregojnë kujdes në ushqyerjen e ty re.
Është shumë e rëndësishme të ushqeheni në mëny rë të ekuilibruar dhe të shëndetshme nëse doni ta shfry tëzoni siç duhet këtë muaj që vjen një here në vit për të na pastruar si fizikisht ashtu dhe emocionalisht. Të merren proteinat, karbohidratet, vitaminat dhe mineralet e nevojshme për një ditë të zakonshme, pa e tepruar.
Në iftar dhe syfyr duhet të hamë ngadalë dhe pak, ushqimi të përtypet mirë dhe të ngrihemi nga sofra pa u ngopur mirë. Në mes iftarit dhe syfyrit duhen konsumuar dy litra lëngje si ujë, dhall të, komposto. Në syfyr të konsumohen produkte të cilat treten më ngadalë dhe të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë siç janë produktet e pasura me proteina dhe fibra (qumështi, kosi, djathi, veza, hurma, arra, bajame, bishtajoret e thata, orizi etj). Të qëndrohet larg ushqimeve me shumë yndyrë dhe brumërave, sepse ato ndikojnë në ngadalësimin e metabolizmit dhe shëndoshjen e personit.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button