Magazina

AKSH, sërish me deklaratë: Po mobilizohemi për Maqedoni!!!

Pas një pauze, shfaqen sërish me deklaratë. E ashtuquajtura Armata Kombëtare Shqiptare, përmes një kumtese – të nënshkruar nga, siç thuhet, zëdhënësi politik koloneli Petrit Dibra – deklaron se ka analizuar situatën në Maqedoni dhe vendosi si si në vazhdim.
“1. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, Gjeneral Arbër KORABI, të mobilizojë Divizionin “Tahir SINANI” të AKSH.
2. Drejtori i Drejtorisë Qendrore të SKSH-së, Prof. Dr. (Kolonel) Çlirim PRESHEVA, të mobilizojë të gjitha strukturat inteligjente të Sigurimit Kombëtar Shqiptar (SKSH).
3. Të gjitha strukturat e AKSH-SKSH-së, dhe në veçanti “TAHIR SINANI” i AKSH-së, të veprojnë konform Rregullores së Brendshme të AKSH-së” (sic.), thuhet në kumtesën e tyre. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button