Magazina

Aksident në hyrje të fshatit Tërnoc

Dy makina VW janë ndeshur në hyrje të fshatit Tërnoc nga drejtimi i Bujanocit. Përveç dëmeve nuk raportohet për të lënduar
Dy veturat që po drejtoheshin nga vozitës shqiptarë janë përplasur njëra me tjetrën duke pësuar dëme në pjesën e përparme dhe anësore derisa po udhëtonin në drejtime të kundërta.
Sipas dëshmitarëve okular që kanë dërguar edhe fotografinë në redaksinë e portalit informativ Titulli, të lënduar nuk ka, ndërsa policia ishte në vendin e ngjarjes.
Ky aksident komunikacioni sipas burimit tonë thuhet të ketë ndodhë rreth orës 20:00.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button