Magazina

4 të plagosur në një kolonë dasmorësh në Mikushnicë të Skenderajt

Katër persona janë plagosur gjatë shkëmbimit me armë zjarri që ka ndodhur derisa kolona me dasmorë po ktheheshin në shtëpi pasi kishin marrë nusen.Jozyrtarisht mësohet se konflikti ka ndodhur mes dy familjeve të këtij fshati qe edhe më parë ishin në hasmëri: Familjes Rexhepi, qe kishin dasmë, dhe Familjes Avdiu.Në QKMF në Skenderaj janë sjellë 2 të plagosur kurse 2 tjerë, të palës tjetër, sipas deklaratave të dëshmitarëve, janë dërguar në spitalin e Mitrovicës e mandej qe të katërtit për shkak të seriozitetit të plagëve janë dërguar në QKUK në Prishtinë.Mjeku kujdestar, Dr. Arton Shala ka treguar vetëm se të dy viktimat kanë marrë plagë nga armët e zjarrit dhe se me urgjencë janë dërguar në QKUK në Prishtinë. Nga evidenca spitalore në Skenderaj si të plagosur janë shënuar Mehdi Avdiu (1973) nga Mikushnica, dhe Haxhë Brahimi (1983) nga Prekazi i Epërm.Zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti, përmes telefonit ja ka konfirmuar Kohës Ditore rastin duke pohuar se janë 4 të plagosur të cilët janë dërguar në QKUK, por më shumë ka thënë se nuk ka informata.Sipas burimeve të gazetës nga vendi i ngjarjes, Familja Rexhepi kishte pasur dasmë dhe dasmorët me të kthyer nga rruga kur kishin marrë nusen, ishin sulmuar nga Mehdi Avdiu, për të cilin u tha se është policë. Dëshmitarët tutje thanë se ky i kishte dalë para veturës me nuse dhe e kishte plagosur personin qe ishte duke vozitur, por edhe një person tjetër të kësaj familje (Rexhepi), transmeton koha.net. Gjithnjë sipas burimeve të gazetës, pastaj dikush nga Familja Avdiu ishte përgjigjur me të shtëna dhe kishte plagosur sulmuesin Mehdi Avdiu, ndërkaq i plagosuri tjetër, Haxhë Brahimi, u tha se kishte qelluar rastësishë në vendin e ngjarjes.Në fund burimet e gazetës kanë sqaruar se këto dy familje të paktën dy herë kanë pasur përleshje mes vete edhe përkundër faktit se në një rast ishte bërë një pajtim mes tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button