Magazina
BOTA FLET GJERMANISHT
Gjermanët sonte kanë pushtuar botën. Kupa e Botës nga Amerika Latine sillet në Evropë, dhe këtë për herë të parë në historinë e kampionateve botërore në futboll arrijnë ta bëjnë gjermanët.
Mario Gotze la pa frymë gjithë botën kur të gjithë po prisnin që fituesi të përcaktohej përmes penaltive.
Shumë shanse në 120 minuta lojë nga të dyja skuadrat, por vetëm një gol i shënuar pak minuta para përfundimit të pjesës së dytë të lojës shtesë, ia mohoi gjeniut Lionel Messi që të stoliset me medalje ari.
Gjermanët me katër tituj të kampionit të botës, i afrohen Brazilit që ende mbanë primatin me pesë sosh.