Magazina
Bursa shkollimi për femra në Turqi, të paraqiten të interesuaret nga Lugina
Njoftohen nxënëset (femra) nga Lugina që dëshirojnë të vazhdojnë shkollimin e mesëm të Medresesë në Turqi se konkursi është i hapur akoma dhe mundë të jenë përfitues të kësaj burse shkollimi.
Të gjithë të interesuarit mundë të paraqiten në zyrën e organizatës Kulturore Humanitare “Vëllazërimi” në Bujanoc tek xhamia e qytetit apo në numrin kontaktues +381 638286419.
Sipas njoftimit të organizatës kushtet e konkurimit janë që kandidatja të mos jetë më e vjetër se 16 vite dhe të kenë të mbaruar shkollimin fillorë.
Bursa e shkollimit mundësohet nga Bashkësia Islame e Turqisë, që përfshinë shpenzimet shkollore, akomodimin dhe shpenzimet e udhëtimit, andaj të interesuarit të paraqiten në afatin sa më të shkurtër./Titulli.com/