Magazina
Çfarë ju thotë qeni me lëvizjet e bishtit?
Gjatë komunikimit me rrethin qenët nuk përdorin vetëm lehjen, por edhe pjesë të tjera të trupit, madje edhe gjithë trupin. Bishti i qenit na flet më shumë se kaq: është apo s’është i lumtur a i pikëlluar.
Kur bishti është i ngritur lartë bëhet fjalë për alfa dominonte mashkulli a femre, përkatësi për qenin që i prin tufës. Edhe nëse jeton në shtëpi, ai po ashtu në këtë mënyrë demonstron dominimin.
Kur bishti i qenit është i shtrirë horizontalisht, duhet të keni kujdes sepse kjo do të thotë se qeni është i gatshëm të sulmojë.
Bishti i qenit që bën lëvizje tregon se ai është i relaksuar, dhe nëse këtë e bën më shpejt do të thotë se është pak në tension, meqë sapo njihet me ndokënd.
Qeni është pjesërisht i relaksuar nëse e mban të lëshuar dhe pak të mbështjellë nga jashtë. Kur qeni është plotësisht i relaksuar bishti i tij është i kthyer nga dyshemeja.
Bishti i futur në mes të këmbëve, do të thotë se qeni i nënshtrohet qenit që dominon.
Po ashtu edhe kur qeni është i frikësuar e mbështjell bishtin mes këmbëve, deri te barku.
Kjo është një formë e rëndësishme e komunikimit, që është vetëm edhe një arsye më shumë pse qenve nuk duhet t’ua prisni bishtin.