Magazina

Deklarata e Erdogani i çon peshë serbët në Serbi dhe Bosnje

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka ftuar në Beograd për konsultime urgjente presidentin e Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili ka shprehur shqetësime për shkak të deklaratave të kryeministrit turk, Recep Tayip Erdogan.
Vuçiq, sipas medieve serbe, vlerëson se çfarëdo deklaratash të tilla, të cilat e cenojnë stabilitetin e brishtë në rajon, nuk janë të mira dhe pret nga Bashkimi Evropian, veçanërisht nga Gjermania, që të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, ka njoftuar zyra e Vuçiqit.
Kryeministrit turk, Erdogan, ka deklaruar dje në një kampanjë parazgjedhore se kushdo që i cenon boshnjakët në çfarëdo mënyrë do të ketë kund vetës 100 milionë turq.
Dodik në letrën dërguar Vuçiqit ka vlerësuar se ai si autoriteti më i përgjegjshëm në Serbi, duhet të takohet me të në kohë sa më të shpejt në mënyrë që të kenë një përgjigje adekuate për mbrojtjen e interesave nacional dhe shtetëror të Serbisë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button