Magazina

Dieta ideale me shalqi

Përveç shalqirit, kjo dietë ju lejon të konsumoni mish pa dhjamë, produkte qumështi me përqindje të ulët yndyre, perime dhe drithëra. Regjimi nuk duhet të zgjasë më shumë se pesë ditë, gjatë këtyre ditëve ju duhet të konsumoni 5 vakte dhe të pini shumë ujë.
Gjatë këtij regjimi ju duhet të hani shalqi në çdo vakt. Ky frut është i përbërë nga mbi 90% ujë dhe përmban shumë pak kalori.

Menyja:

Mëngjesi: lëng shalqiri, kafe ose çaj me qumësht të skremuar
Para dreke: dy feta shalqi
Dreka: lëng shalqiri përpara dreke. Pure kungulli ose kungull i njomë me djathë dhe lepur i pjekur në skare me zarzavate
Pas dreke: lëng shalqiri
Darka: supë me zarzavate, mish pule i pjekur

Avantazhi i kësaj diete:

Ky regjim pastron trupin, duke liruar toksinat. Është një dietë që mund të mbahet në verë dhe lejon një humbje të shpejtë në peshë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button