Magazina

Djali i Jonuz Musliut, i ikë policisë!

Fatlum Musliu (31), nga Bujanoci, djali i Jonuz Musliut, kryetarit të LPD-së dhe kryetarit të kuvendit komunal në Bujanoc i ka “ikur nga dora” policisë, vetëm pas pak pasi ishte arrestuar, shkruajnë mediet serbe.
Fatlumin, ditën e enjte, rreth orës 9:20, në polici e ka dërguar patrollimi i ndërhyrjes së shpejtë. Në rrugën Branko Radiçeviq në qendër të Bujanocit, në veturën tip “Audi A4” me të cilën ka drejtuar ai ka gjetur 270 palë këpucë sportive pa dokumentacion, shkruan “Alo”, e cila ka burime të saj në stacionin e policisë në Bujanoc.
“Fatlum Musliu ka vrapuar në automobilin e bashkëvepruesit, i cili e ka pritur në rrugë jo larg stacionit policor, dhe është arratisur” thotë një dëshmitar.
Policia është në ndjekje të tij, për të cilin siç thuhet, edhe më herët ka pasë punë me polici. /Alo, presheva.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button