Magazina

Djali i Jonuz Musliut iku me ndihmën e pesë policëve

Djali i kryetarit të LPD-së dhe kryetarit të Kuvendit komunal ka pasë ndihmës në uniformat policore në momentin kur ka ikur nga ndërtesa e stacionit policor në Bujanoc, dhe atë sipas informacioneve jozyrtare, me ndihmën e pesë policëve.
Të gjithë policët e dyshuar kanë shkruar deklarata, dhe këto raportime për ikjen skandaloze iu janë dërguar ministrisë së punëve të brendshmne.
“Musliu nuk ka qenë i liruar, dhe në momentin kur e kemi pregaditur që të kontrollojmë ai ka ikur. Natyrisht se ka lëshime në punën e policisë. Dikush nga të pranishmit nuk po bën punën e tij dhe i ka mundësuar që të ik. Këtë do ta vërtetojmë pas hetimeve dhe dikush duhet të përgjigjet” ka sqaruar për medie Dragan Veliçkoviq, kryeshef në stacionin policor në Bujanoc duke thënë se këtë rast nuk “duhet dramatizuar dhe të jepet aq rëndësi të madhe”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button