Magazina

Durrës: Shoferi i dehur godet dy policë në motor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, kur një shofer në gjendje të dehur përplasi me makinë dy policë rrugorë që ndodheshin me motor. Aktualisht njëri prej policëve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Aksidenti ndodhi sot, rreth orës 17:00, pranë fshatit Maminas, ku si pasojë e një parakalimi të gabuar të automjetit, dyshohet se ky i fundit i ka prerë rrugën dy policëve rrugorë që ishin me motor, duke i përplasur këta të fundit.
Pas përplasjes, motori ka dalë nga rruga, duke bërë që njëri prej oficerëve të plagoset rëndë dhe të dërgohet në spital.
Aktualisht efektivi rrugor Armando Vako, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore, ndërsa efektivi tjetër, Adil Lushaj ka marrë dëmtime të lehta.
Policia arrestoi menjëherë drejtuesin e automjetit Florian Farruku 24 vjeç, i cili pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi në gjendje të dehur.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button