Magazina

Familjes nga Bujanoci i vjedhin paratë në Durrës

Bregdeti shqiptarë sa shkonë e bëhet më i rrezikshëm për pushuesit, kohëve të fundit rastet e grabitjes me dhunë gjithnjë janë në rritje ndërkohë që pushuesit nuk janë aspak të kënaqur me sigurinë që u ofronë shteti shqiptarë.
Pas rastit, kur një familjes nga Kosova dhunshëm ia vodhën makinën, kështu duke ia rrezikuar edhe jetën me armë zjarri, ka pasur edhe rasti tjetër kur një familjes shqiptare nga komuna e Bujanocit i kanë grabitur të gjitha paratë dhe dokumentet personale. Kryefamiljari duke mos dashur ta bëjë publik identitetin e tij për shkaqe sigurie, ka potencuar se, “Vetëm dy netë qëndruam në pushime, mbrëmjen e tretë na u desh ta linim Durrësin sepse, pasi dolëm në mbrëmje për të shëtitur me familjen, kur u kthyem në banesë pas 2 orëve, gjithçka ishte rrëmujë në banesë, paratë të cilat i kishim lënë për ditët tjera dhe dokumentet personale (pasaportat) që kishim menduar se janë më të sigurtë, i kishin marrë të gjitha” thotë N.D raportonë BujanociNet. Sipas tij, policia është njoftuar menjëherë, të cilët kanë arritur pas një ore në vendin e ngjarjes dhe pas disa hetimeve që i kanë bërë ata janë larguar pa i dhënë asnjë dokument. Kryefamiljarit iu është dashur që të shkojë për 2 ditë rresht në polici me qëllim që ti siguronte dokumentet e përkohshëm të udhëtimit për të ardhur në shtëpi. Paraprakisht atij iu është dashur që përmes shokëve të sigurojë disa para sepse edhe ashtu për ti rregulluar dokumentet e përkohshme ai u detyrua të paguaj së paku 100 euro për katër anëtarë. N.D dhe familja e tij përveq që është dëmtuar finansiarisht, ata nuk janë ndarë të kënaqur edhe shërbimet e organëve të punëve të brendshme të shtetit shqiptarë, duke mos llogaritur pushimet që nuk kanë mundur ti shijojnë këtë verë/BujanociNet/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button