Magazina
Ja cili mund të jetë “karburanti” i mëngjesit tuaj
Nëse lexoni një titull të tillë, mos u trembi. Nuk bëhet fjalë aspak për ndonjë lloj karburanti të ri që ka dalë në treg për makinat apo diçka e ngjashme, por për atë çfarë ju mund të konsumoni çdo mëngjes, për të marrë energji, në mënyrë që të nisni një ditë të mbarë dhe me pozitivitet.
Bëhet fjalë për një lëng shumë të shëndetshëm dhe të ushqyeshëm, të cilin ju mund ta pregatisni vetë në familjet tuaja, pa asnjë problem dhe t’ua servirni edhe familjarëve, për të qenë energjikë dhe të ushqyer.
Ja cilat janë përbërësit e këtij lëngu:
2 mollë jeshile 3 karota 2 panxharë 1 portokall 1 limon 5 gjethe kale
Të gjithë përbërësit mund t’i gjeni me lehtësi në çdo supermarket. Pasi t’i keni pastruar, futini të përbërësit në mikser dhe bluajini deri sa të dalë i gjithë lëngu. Më pas përziejini dhe futini në frigorifer për disa minuta, në mënyrë që përbërja të ftohet.