Magazina

Ja se si ta lajmëroni një polic i cili ju kërkon korrupsion?

Friga apo mos dija janë arsyet kryesore të qytetarëve të mos lajmërojnë korrupsionin në polici, ku kanë qenë dëshmitar të ndonjë rasti apo vet si viktimë.
“Sipas qendrës për politikë të sigurisë BCBP, qytetarët dhe policia në Serbi konsiderojnë që duhet të lajmrohen rastet e korrupsionit në polici pasi kjo mund të ndikoj shumë në zvoglimin e rasteve korruptive. Mirëpo, realizimi i këtij qëllimi pengon rreth 70%  të rasteve pasi qytetarët nuk dinë se çfarë të bëjnë apo ku të lajmërohen nëse kanë rast korrupsioni në polici” thotë Sasha Gjorgjeviq, nga qendra BCBP.
Sipas rezultateve të hulumtimeve që janë bë, edhe pse janë dëshmitar dhe viktima të korrupsionit të policisë ndaj qytetarëve, 72% e tyre nuk e lajmërojnë rastin nëse duhet të jipen të dhënat e veta personale.
Këto të dhëna flasin për një mosbesim të madh të qytetarëve ndaj policisë.
Ekzistojnë disa mënyra të cilat qytetarët mund të lajmërojnë korrupsionin në polici.
“Qytetarët mund të lajmërojnë korrupsionin me shkrim apo me gojë. Mund ti drejtohen shefit të policisë në vendin ku është punësuar polici ose sektorit për kontrollim të brendshëm të policisë” sqaron Gjorgjeviq, duke shtuar se qytetarët mund ti paraqiten sektorit nëse nuk kanë besim në stacionin lokal policor.
Sipas ligjit të tanishëm, policia lokale nuk mund ta shmang në zgjidhjen e kësaj akuze.
Eshtë me rëndësi që qytetarët kanë afat prej 30 ditësh nga momenti kur ka ndodhë korrupsioni e deri tek momenti kur paraqitet rasti.
Çka pas paraqitjes?
Për rezultatin përfundimtar të ankesave të qytetarëve vendos kreu i njësisë organizative në të cilën është punësuar polici në të cilin qytetari ankohet. Nëse qytetari nuk është i kënaqur me vendimin e kryetarit të kësaj njësie organizative, atherë rastin e udhëheq komisioni për të zgjidhur ankesat i përbërë nga një përfaqësuesi i sektorit, ministrisë së punëve të brendshme dhe publik të emëruar nga ministri në bazë të konkursit.
Korrupsioni mund të paraqitet në telefonin 011 3121 555 ose nëpërmjet email adresës sukp@mup.gov.rs
Në web faqen mund të shkarkoni formularin për të dërguar ankesa si dhe rregulloren: http://prezentacije.mup.gov.rs/sukp/zalbe.html
Qytetarët hasin shumë raste të korrupsionit, mirëpo frigojnë të lajmërojnë raste të ndryshme.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button