Magazina
Ja si ndodhi aksidenti në Serbi dhe kush ka mbetur i lënduar
“Zëri” ka kontaktuar me kompaninë “Zhitia Tours” autobusi i së cilës sot në orën 6-të të mëngjesit është rrotulluar në fshatin Rudarë të Serbisë me 49 persona në të.
Deri te aksidenti kjo kompani njofton se ka ardhur si pasoj e rrugës së rrëshqitshme. Ndërsa “Zëri” mëson se autobusi poashtu dyshohet se është penguar nga një kamion në atë vend.
Kjo kompani njofton se autobusi i linjës Salzburg – Prishtinë ishte nisur nga Sllovenia për në Prishtinë.
Ata kanë thënë më tej se 28 persona janë duke marrë trajtimin shëndetësorë në spitalin e Prokuples ndërsa vetëm një person mashkull me inicialet R.D. është i lënduar më rëndë.
Ndërkohë për situatën e ndodhur Ministria e Punëve të Jashtme ka krijuar një grup emergjentë dhe një numër telefoni për të informuar familjarët e të lënduarve.
Numri i telefonit është 038-200-111-07.