Magazina

KF “Tërnoci” fiton turnirin ndërkombëtar në Durrës

Klubi futbollistik Tërnoci me lojtarët e rinj edhe njëherë ka arritur të dëshmojë se në gjirin e saj ka talent që premtojnë se këtë klub do ta mbajnë edhe matej në pozita elitare.
KF “Tërnoci” me futbollistët e grup-moshës U13 ka arrit të triumfojë në turnirin ndërkombëtarë “Vllaznimi Cup 2014” i mbajtur në Durrës të Shqipërisë.
Në këtë turne 5 ditore kanë marrë pjesë 24 ekipe, në gjashtë grupe me nga katër ekipe.
“KF Tërnoci ishte në grupin e dytë me KF ‘Djemtë e Detit’, KF ‘Gostivari’ si dhe KF ‘Manza’-Durrës”, thuhet në njoftimit dërguar Titullit nga klubi tërnocas.
“Pas dy fitoreve dhe një barazimi ekipi jonë u radhit e para në tabelë dhe arriti të kualifikohet më tej. Ekipi i parë nga 6 grupet është kualifikuar dhe kanë garuar në mes veti. Ekipi jonë doli i pari pa asnjë humbje dhe u kualifikua në finale”, sqarojnë matej përfaqësuesit e KF Tërnocit.
Ndeshja finale u zhvillua në mes të KF Tërnocit-komuna e Bujanocit si dhe KF Rahover nga Rahoveci i Kosovës.
Minutat e rregullta kishin përfunduar me rezultat 0:0, kurse në penalti ekipi nga Tërnoci shënoi katër herë, ndërsa ekipi kundërshtar tre herë, duke u shpallur kështu KF Tërnoci fitues i turnirit “Vllaznimi Cup 2014”.
Në këtë turne ndërkombëtare ky klub ka arrit të fitojë edhe vendin e parë në garën për portierin më të mirë, me ç’rast ky trofe i ka takuar Besar Limanit.
Sipas klubit nga Tërnoci, meritë të madhe për këtë sukses ka edhe trajneri Muharrem Elmazi./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button