Magazina

Kosovari qëllon policët zviceranë, mendoi se janë serbë

Një kosovar ka qëlluar mbi policët zviceranë, duke menduar se ata janë serbë. Ngjarja ka ndodhur në Bernë të Zvicrës. 
Pasi ishtë zënë në një klub me disa serbë, kosovari ka shkuar në shtëpi.
Por, në shtëpinë e tij kanë shkuar disa policë të njësisë speciale.
Duke menduar se ata ishin serbët me të cilët ishte zënë përpara klubit, kosovari ka shtënë me armë drejt tyre.
Se çfarë ka biseduar shtetasi kosovar me serbët që është zënë ende nuk dihet, shkruan bernerzeitung.ch.
Gjykata Regjionale e dënoi kosovarin me 14 vjet burg, ndërsa pas apelimit të çështjes, ai u dënua nga Gjykata e Lartë përfundimisht me 11 vjet burg.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button