Magazina
Kujdes ndaj artikujve ushqimor që vijnë nga Maqedonia
Organet sanitare kompetente dhe inspektimit kanë ndërrmarë masa të rrepta të kontrollit në rrethin e Pçinjës pasi në artikujt ushqimor në Maqedoni është paraqitur bakteria e rrezikshm Listeria, transmeton presheva.com.
Siç ka mësuar presheva.com nga shërbimi i veterinarisë në vendkalimin kufitar të Preshevës, Serbia ka kontrollim të rreptë ndaj importimit të ushqimeve nga të gjitha vendet.
Ata paralajmërojnë qytetarët se është paraqitur bakteria Listeria, sidomos në prodhimet e peshkut dhe të detit, por mund të gjendet edhe në djath, pemë dhe perime, e sidomos në sallatën e gjelbërt.
Duhet të ketë kujdes gjatë blerjes së shalqinit, domateve, specave po edhe mishit. /presheva.com/