Magazina
Kungujt, diçka që nuk i dini për ta
Studimet e fundit tregojnë se kungulli përbën një burim të shkëlqyer të antioksidantëve luteinë dhe zeaxanthinë.
Lëkura e tij është një burim shumë i mirë i këtyre dy antioksidantëve, kritik për shëndetin e syve.
Për më tepër, ndër karbohidratet e kungullit u gjet një sasi e konsiderueshme e pektinës. Kjo, e bën atë një ushqim shumë të përshtatshëm për ata që vuajnë nga diabeti. Sa herë të gatuani kungull mbani mend 3 gjëra:
-mos ja hiqni lëkurën (thjeshtë pastrojeni mirë)
-mos i zieni në ujë por, në avull
-shoqërojini gjithmonë me pak vaj ulliri.