Magazina

Kuotat për studentët e rinjë për vitin akademik 2014/15 në UP

Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina”, në mbledhjen e mbajtur me 30.5.2014 miratojë propozimet e njësive akademike për shpalljen e

                                  KONKURSIT

për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelorbachelor në vitin akademik 2014/2015

Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2014- 2015, do të regjistrojë 10054 studentë, prej të cilëve 8294 studentë të rregullt dhe 1760 studentë me korrespondencë.
Si shtesë e numrit si më sipër, Universiteti do të regjistrojë edhe 326 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, 40 studentë të rregullt nga diaspora, 15
studentë të rregullt shtetas të huaj, si dhe 458 studentë nga komunitetet jo-shumicë: boshnjakë, turq, romë, ashkali, egjiptianë dhe të tjerë. Në programet ku nuk janë paraparë kuota të veçanta për kandidatë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, kandidatët kanë të drejtë konkurrimi
në kushte të njëjta me kandidatët nga Kosova.
Numri i përcaktuar në paragrafin e parë, si dhe kuotat e përcaktuara në paragrafin e dytë më sipër, nuk përfshijnë kandidatët që i takojnë kategorive si në vijim: (1) familje e ngushtë e dëshmorit (fëmijë ose
bashkëshkort/e); (2) veteran/e i/e luftës; (3) invalid/e i/e luftës. Kandidatët e këtyre kategorive, të cilët e kanë arritur pragun minimal të kalueshmërisë, do t’i nënshtrohen konkurrencës brenda një kuote të përcaktuar nga Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me MASHT-in dhe shoqatat përkatëse. Kjo nuk e paragjykon situatën kur kandidatët, që u takojnë këtyre kategorive, arrijnë që të pranohen në bazë të rezultateve të tyre në kuadër të konkurrencës së përgjithshme, pra jashtë kuotave. Mbi bazë të konsideratave humane, Universiteti i Prishtinës rezervon të drejtën e pranimit të
kandidatëve me nevoja të veçanta.
Të drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë apo jashtë Kosovës dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.
Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i.
Kandidatë jokosovarë konsiderohen ata që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosovës dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit (Vendimi për njohje/nostrifikim të diplomave lëshohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë).
Procedurës së njohjes së diplomave i nënshtrohen të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar shkollimin e mesëm në institucionet private të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës.
Njohja e diplomave do të bëhet nga zyra për zhvillim akademik e cila gjendet në Fakultetin Filozofik, kati II nr.107.
Kandidatët të cilët kanë të regjistruar një program studimi në të gjitha nivelet e studimit në kuadër të Universitetit të Prishtinës dhe që kanë statusin e studentit të rregullt nuk kanë të drejtë konkurrimi në program tjetër studimi me status të studentit të rregullt.
Secili kandidat mund të konkurrojë vetëm në një fakultet, departament apo drejtim

E DREJTA E ANKESËS DHE AFATI PËR ANKESË

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë fakultetit përkatës më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakulteti përkatës.
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre në fakultetin përkatës nga data 4.8.2014 deri më 8.8.2014.
MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE

I. Përzgjedhja e kandidatëve për të gjitha fakultetet e poshtëshënuara:

Fakulteti Filozofik; Fakulteti i Filologjisë; Fakulteti Juridik; Fakultetit Ekonomik; Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës; Fakulteti i Mjekësisë; Fakulteti i Arteve; Fakulteti i Edukimit Fizik; Fakulteti i Edukimit, do të bëhet sipas kritereve si në vijim:

a. Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme e nuk kanë pasur provim të maturës:
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:
– Suksesi në shkollën e mesme deri në 20 pikë; dhe
– Suksesi në provim pranues deri në 80 pikë.
b. Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe e kanë dhënë me sukses provimin e maturës:
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:
– Suksesi në shkollën e mesme deri në 20 pikë;
– Suksesi në maturë deri në 50 pikë; dhe
– Suksesi në provimin pranues deri në 30 pikë.

II. Përzgjedhja e kandidatëve për të gjitha fakultetet e poshtëshënuar:

Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore; Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike; Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike; Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, do të bëhet sipas kritereve në vijim:

a. Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme e nuk kanë pasur provim të maturës:
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:
1. Suksesi në shkollën e mesme deri në 20 pikë;
2. Suksesi në provimin pranues deri në 80 pikë.
b. Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe e kanë dhënë me sukses provimin e maturës:
Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:
1. Suksesi në shkollën e mesme deri në 20 pikë;
2. Suksesi në maturë deri në 50 pikë;
3. Suksesi në provimin e maturës nga lëndët me përparësi për regjistrim në Fakultet deri në 30 pikë.
Lëndët me përparësi për regjistrim në Fakultet janë të shënuara në pjesën e konkursit ku bëhet fjalë për secilin prej këtyre fakulteteve.
Secila dëftesë e shkollës së mesme të lartë vlerësohet mbi bazën e suksesit më së shumti me pesë pikë.
Për kandidatët nga pika I.a, në provim pranues, prej 80 pikëve, 40 pikë mund të arrihen nga pjesa teorike dhe 40 pikë nga pjesa praktike.
Për kandidatët nga pika I.b, në provim pranues, prej 30 pikë, 15 pikë mund të arrihen nga pjesa teorike dhe 15 pikë nga pjesa praktike.
Të drejtë radhitjeje, përkatësisht pranimi, sipas pikave a dhe b kanë vetëm kandidatët që arrijnë 30% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.
Fakultetet e organizojnë mbajtjen e provimit pranues në më së shumti tri lëndë mësimore, të cilat i caktojnë vetë fakultetet.
Fakultetet me specifika të veçanta organizojnë provim praktik në lëndë dhe disiplina përkatëse.
Nëse numri i pikëve te disa kandidatë është i barabartë, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të suksesit të përgjithshëm nga shkolla e mesme. Nëse edhe pas kësaj do të kemi të njëjtën dukuri, merret suksesi nga lëndët e ngushta profesionale. Nëse dukuria e numrit të barabartë të pikëve përsëritet, zgjedhjen e kandidatëve (deri te numri i paraparë për regjistrim), do ta bëjë Komisioni përkatës i Fakultetit.
Fakultetet janë të obliguara që tërë listën e kandidatëve, të cilët kanë konkurruar, t’ia dërgojnë Rektoratit të Universitetit dhe ta publikojnë në ueb-faqen e Fakultetit.
Për funksionimin e departamentit, seksionit, degës apo drejtimit të fakultetit është i nevojshëm numri minimal prej 20 studentëve, përveç Fakultetit të Arteve, ku grupi mund të formohet edhe me më pak studentë.
Regjistrimi i studentëve të pranuar në vitin e parë bëhet në Administratën Qendrore të Universitetit, sipas orarit të përcaktuar me këtë konkurs.

AFATET E KONKURSIT

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve, oraret do të jenë si në vijim:

1. Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 08. 7. 2014 deri më 17. 7. 2014 në ora 16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të dielave).
2. Ditën e parë të konkursit, me datë 08.7.2014, aplikimi online do të funksionalizohet nga ora 10.00, ndërsa pranimi i dokumentacionit në njësitë akademike do të fillojë nga ora 13.00.
Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet t’i sjellin këto dokumente:
– Certifikatën e lindjes (origjinal),
– Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal),
– Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal),
– Kopjen e letërnjoftimit,
– Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për konkurrim online përmes Internetit është:
 http://apliko.uni-pr.edu

– Pagesën prej 2.5 Euro. Forma e pagesës shkarkohet dhe shtypet nga ueb-faqja e Universitetit të Prishtinës, ndërsa pagesa bëhet në bankë,

– Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit (nostrifikimi),

– Për kandidatët që konkurrojnë për t’u regjistruar në Fakultetin e Shkencave Matematike- Natyrore, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike,
Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë, dhe Fakultetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, e që kanë mbaruar maturën, paraqesin edhe Vërtetimin mbi pikët e arritura nga lëndët në provimin e maturës.
Njoftimet dhe oraret për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në fakultetet përkatëse, si dhe në ueb-faqet e këtyre fakulteteve. Datat e mbajtjes së provimeve pranuese në fakultetet e
ndryshme janë të shpallura në vijim:
2. Provimi pranues do të mbahet më 21. 7. 2014, në orën 9:00, përveç në disa fakultete, ku orari i mbajtjes së provimit pranues është si vijon:
– Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në orën 11:00;
– Në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Fakultetin Ekonomik, provimi pranues do të mbahet më 22. 7. 2014, në orën 9:00.
– Të gjithë kandidatët në provim pranues duhet ta posedojnë letërnjoftimin, pa të cilën nuk mund t’i nënshtrohen provimit pranues.
– Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet përdorimi i telefonave celularë!
3. Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 25.7.2014 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e fakultetit përkatës.
Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim apo çregjistrim
nga fakulteti.
Në departamentet, degët dhe drejtimet ku nuk plotësohet numri i kandidatëve të paraparë me këtë konkurs, do të shpallet konkursi plotësues.
Për informata më të hollësishme, kandidatët mund t’u drejtohen fakulteteve përkatëse ose ta vizitojnë faqen e internetit:
www.uni-pr.edu

4. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet sipas fakulteteve prej 01. 9. 2014 deri më 05. 9. 2014, sipas këtij orari:

– Fakulteti Filozofik më 01. 9. 2014 prej orës 9:00 – 15:00 në Fakultetin Filozofik,

– Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë 01. 9. 2014 prej orës 9:00 – 15:00 në Fakultetin Filozofik
– Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore më 01. 9. 2014 prej orës 9:00 – 15:00, në
Amfiteatrin e Fizikës së FSHMN-së;
– Fakulteti i Filologjisë më 01. 9. 2014 prej orës 9:00 – 15:00, në Amfiteatrin e Fizikës së FSHMN-së;
– Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Fakulteti i Mjekësisë më 02. 9. 2014, prej orës 9:00 -15:00 në
Fakultetet teknike;
– Fakulteti Juridik më 03. 9. 2014 prej orës 9:00 – 15:00, në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik;
– Fakulteti Ekonomik më 04. 9. 2014, prej orës 9:00 -15:00 në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik;
– Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj më 05. 9. 2014, prej orës 10:00 -14:00 në FSHA në
Ferizaj
– Fakulteti i Edukimit , Fakulteti i Arteve dhe Fakulteti i Shkencave Sportive më 05 9. 2014 prej orës 9:00 – 15:00, në Fakultetin e Edukimit në Prishtinë;
Kandidatët të cilët nuk kanë arritur që të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara si më sipër, mund të regjistrohen më së largu deri më 19.9.2014. Jashtë këtij afati kandidatët e pranuar nuk do të mund të regjistrohen, prandaj luteni që t’i përmbaheni afatit të lartshënuar.
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente
personale.
3. Studentët shtetas të Republikës së Kosovës që fillojnë studimet në Universitetin e Prishtinës, vitin e parë të studimeve e kanë falas.
4. Pagesa për një semestër për studentë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, do të jetë n lartësi prej 25 € për studime të rregullta, respektivisht 125 € për studime me korrespondencë.
Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste me fletëparaqitje për pagesë, e cila shkarkohet dhe shtypet nga Ueb faqja Universitetit të Prishtinës.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button