Magazina
Maqedonasi mashtron shqiptarët, përfiton 300 mijë euro nga ata
Për të mashtruar më lehtë shqiptarët maqedonasi Vasko Pop Gonov kishte zgjedhur që aktivitetin e tij ta ushtronte në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet, 100 metra larg Drejtorisë së Policisë, duke treguar se me të çdo gjë ishte në rregull.
Me zyrën e emigracionit “Help Immigration”, Gonov dyshohet se në shtatë muaj, prej janarit kur është regjistruar për herë të parë në QKR, ka përfituar mbi 300 mijë euro, ndërsa prej dy ditësh rezulton i shpallur në kërkim nga policia dhe krimi ekonomik.
Për të qenë i besueshëm, në zyrën e tij Gonov prezantonte dhe Nipt-in e regjistrimit në QKR. Por, nga verifikimi që “A1 Report” ka bërë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, rezulton se Gonov ka dy Nipt-e: një ende aktiv dhe një të pezulluar që në prill të këtij viti.