Magazina

Materniteti i “hapur” para zgjedhjeve – ende nuk punon!

Zëvendës kryetari i komunës së Preshevës dhe lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës, Skender Destani ka deklaruar sot se materniteti i Preshevës nuk punon edhe pse është hapur me 31 janar.
“Materniteti jashtëspitalor u hap para zgjedhjeve, por ende nuk ka filluar të punoj. Kanë përfunduar të gjitha punët e ndërtimtarisë, ka të gjithë aparaturën e nevojshme mjeksore, por nuk ka staf mjeksor dhe tani pritet sinjali i qeverisë që të hap konkurs për ti pranuar 12 motra medicinale që do të punojnë në maternitet” ka thënë Destani, transmeton.
Sipas tij, nuk ekzistojnë as indikacionet që materniteti në Preshevë mund të pranoj edhe shtatzënat e para për lindje, pasi ende as që është hapur konkursi për të pranuar stafin mjeksor.
Materniteti jashtëspitalor i Preshevës gjendet në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, adaptimi i saj ka kushtuaqr 1.5 milionë euro, dhe në katin e parë është vendosur reparti i gjinekologjisë ndërsa në katin e dytë janë dy salla për lindje dhe dhomat për pacientë me 12 krevatë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button