Magazina

Më se 70% e lagjeve të Preshevës në terr të plotë

Ka më se një javë që më se 70 % të lagjeve të Preshevës, janë në errësirë të plotë, përkundër faktit që menaxhimin për ndriçim publik e bartë Komuna e Preshevës.
Taksapaguesit e qytetit vazhdojnë të jenë në errësirë përderisa në pjesë rurale jo më larg se tri kilometra nga qyteti dritat publike vazhdojnë të mbeten jo rrallë herë edhe gjatë ditës me diell të ndezura.
Përkundër faktit se gjatë këtij muaji do të duhej shprehur udhëheqësit komunal pak më shumë kujdes, për shkak të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, qytetarë të shumtë të lagjeve të dyta nga ato kryesoret vazhdojnë t`i kenë rrugët e errëta. Kjo mbase krijon pasigurinë sidomos për pleqtë, grat por edhe të rinjtë të cilët frekuentojnë xhamitë qytetit për të falur namazet qoftë të jacisë por edhe të sabahut.
Përderisa, me këtë problematik sigurisht përballen edhe ata që janë të sëmurë dhe që kanë nevojë të vizitohen tek mjeku edhe në orët e natës.
Përkundër insistimit që të gjejmë arsyet e këtyre ndërprerjeve megjithatë faji mbetet gjithnjë jetim, kur janë në pyetje udhëheqësit komunal. Këta të fundit siç merret vesh po bëjnë reduktime në Ramazan, me qëllim kursimi, përkundër proklamimit të vet vetës si nikoqir të mirë duke harxhuar (realizuar) gjysmën e buxhetit, mjetet e gatshme të taksapaguesve dhe pa bërë asnjë më të voglin hap për realizimin projekteve që janë në dobi të qytetarëve.
Gjendja e ndriçimit është nevojë permanente ashtu siç janë edhe furnizimi i rregullt me ujë të pijshëm dhe përdorimi i dygjuhësisë e mbrojtja  e të drejtave të shqiptarëve, shkelës i të cilave sipas raporteve të fundit të Këshillit të Europës, janë pikërisht vetë komunat e Luginës së Preshevës të udhëhequra nga “nikoqirët” patriot shqiptarë. (PreshevaNEWS)

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button