Magazina
Medvegjë: Vetëm 11 nxënës shqiptarë paraqiten për regjistrim në shkollë të mesme
Medvegjë – Ministria e arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik të Republikës së Serbisë ka shpallë rezultatet e rrethit të parë të regjistrimit në shkolla të mesme në Serbi.
Në afatin e parë të regjistrimit në shkollën e mesme teknike “Nikolla Teslla në Medvegjë”, në drejtimin teknik i ekonomisë janë regjistruar 21 nxënës, në drejtimin teknik i turizmit, 15 nxënës, në drejtimin teknik i makinerisë për konstruktim kompjuterik, 7 nxënës. Sa i përket paralelës në gjuhën shqipe, në drejtimin teknik i ekonomisë janë regjistruar 11 nxënës.
Kuota e përgjithshme për çdo drejtim është 30 nxënës. Listat e dëshirave për rrethin e dytë të regjistrimit dorëzohen sot, ndërsa lista përfundimtare e nxënësve të pranuar do të publikohet me 12 korrik kur zyrtarisht do të mbarojë regjistrimi në shkolla të mesme.