Magazina
Menduh Thaçi: Ja pse nuk marr pjesë në protestat e fundit
Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, ka thënë se ai nuk u prinë protestave të fundit në Shkup dhe as nuk merr pjes në to, pasiqë sipas tij, nuk do të keqkuptohet nga dikush që nëpërmjet protestave dëshiron të hyjë në institucione.
“Zgjedhjet e kaluara, i kemi humbur me të padrejtë. Po të dilsha në krye të protestave do të dilsha si një njeri i pandershëm, me një trik që të kthehem në pushtet me anë të protestave e jo në mënyrën institucionale”, ka thënë Thaçi në emisionin “Zona B”.
Ai ka thënë se situata në Maqedoni është shumë e rënd dhe një nga arsyet më të mëdha për këtë çështje, është jofunksionaliteti i Marrëveshjes së Ohrit.
“I kam ftuar gjithë shqiptarët mos ta humbin shpresën tek demokracisë dhe të mos bëhen pjesë e turbullinave që nuk dihet se kah vijnë”, ka thënë ai.
Thaçi ka kritikuar ashpër BDI’në e Ali Ahmetit, duke thënë se ishte një parti “guerile” tek e cila populli kishte shpresë, por tash ata janë bërë vetëm një nga bashkëpunëtorët më të mëdhenj të Gruevskit.