Magazina

Muaji korrik preshevarët i gjeti me ujë të mjaftueshëm

Muaji korrik preshevarët i gjeti me ujë të mjaftueshëm, përkundër asaj që jemi në sezonin verorë, nuk paralajmërohen reduktime kanë thënë kështu në intervistën dhënë Radiotelevizionit Presheva drejtuesit e Ndërmarrjes Publike Moravica në Preshevë. Ka ujë të mjaftueshëm për pije, nuk do të ketë reduktime, ndërprerja e ujit në muajin e ramazanit bëhet vetëm nga ora 03 pas mesnate deri në ora 06 për shkak të motorrëve. Sipas drejtorit të Moravicës, Naser Sadiku deri më tani furnizimi me ujë në tërë qytetin e Preshevës po shkon me normalitet pa hasur në ndonjë problem. Pastrimi I qytetit, grumbullimi I mbeturinave dhe mirëmbajtja e hapësirave të gjelbruara vazhdon me oraret e njejta edhe gjatë këtijë muaji. Vlen të përmendim se qytetarët vendës duhet të jenë më të kujdeshëm karshi hudhjes së mbeturinave duke patur parasysh se fluksi I qytetarëve në sezonin verorë rritet në vendin tonë. Ngritja e vetëdijes qytetare për moskeqëpërdorim të ujit dhe ruajtja e ambientit ku jetojmë në bënë që të kemi jetën më të lehtë dhe më të shëndoshë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button