Magazina

Musliu: Fatlumi ka ikur nga policia sepse e kanë rrahur, kryeshefi i policisë para largimit

Babai i Fatlum Musliut, Jonuz Musliu, kryetari i KK të Bujanocit, ka deklaruar se, “Fatlumi jetonë nga tregëtia e vogël sepse është i papunë dhe ka gruan dhe një fëmijë”.
“Djali ka ikur kur policia kanë filluar ta rrahin, i kemi edhe dëshmit e fotografuara ku shihen shenjat e dajakut në trup, tash policia le ta kryej detyrën e tyre ndërsa ne tonën” i ka paralajmëruar Musliu. Një dëshmitarë i gazetës Blic, ka thënë se së shpejti do të dëshmohet se disa policë nga Bujanoci janë të involvuar në raste të rënda kriminele, për të cilat kryeshefi i stacionit policorë Dragan Veliçkoviç ka qenë në dieni dhe është dashur ti ndalojë. Veliçkoviç është kryeshef në Bujanoc për 15 vite, Kjo qka po ndodhë në stacionin policorë në Buajoc është arsye e mirë për zëvendësimin e tij, me një profesionist, shkruan, Blic. Blic gjithashtu shkruan se, Fatlumin e kanë ndihmuar 5 polic, të gjith të dyshuarit i kanë shkruar deklaratat e tyre, ndërsa raporti për ikjen është dërguar edhe në ministrinë përkatëse.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button