Myslimanët e Suedisë perballen me orë të gjata agjërimi

Muslimanët që jetojnë në pjesët veriore të Suedisë po përballen me sfidën e agjërimit në ditët e gjata të verës.
Në vende si Kiruna, dielli nuk perëndon kurrë në muajt qershor dhe korrik, duke detyruar myslimanët që jetojnë në këtë rajon të kërkojnë një rrugë alternative për agjërim. Si rezultat i kësaj, Këshilli Evropian për Fetva dhe Hulumtime ka nxjerrë udhëzime të reja duke u bërë thirrje myslimanëve që jetojnë në veri të bëjnë iftar dhe syfyr sikur në Stokholm.
“Kur nuk kishte kaq shumë muslimanë në Suedi kjo nuk ishte një çështje e madhe. Megjithatë, gjatë viteve të fundit, kur ka shumë mysliman këtu, ky është bërë një problem. Ka pasur shumë sugjerime se si të bëhet një zgjidhje. Duhet të ndiqni Mekën, apo të prisnin errësimin”?, shprehet Imam Mahmoud Khalfi nga shoqata islame suedeze.
Ramazani është muaji i nëntë në kalendarin hënor, që do të thotë se lëviz gjatë gjithë stinëve. Në kohën e dimrit, kur ditët janë më të shkurtra, agjërimi zgjat më pak.
Orari i agjërimit është më i qëndrueshëm përgjatë ekuatorit, por ai ndryshon në mënyrë dramatike në verë dhe dimër në hemisferat veriore dhe jugore.