Magazina

Ndryshimet që sjell video-loja FIFA 15

Video loja futbollistike FIFA 15 ka shfaqur edhe një trajler të ri, që tregon lidhjet mes lojtarëve dhe rolit të fansave.
Sipas videos, çdo lojtar ka një qëndrim në krahasim me veprimet e lojtarëve tjerë në fushë.
Lojtarët reagojnë në ndërhyrje të parregullta, inkurajojnë bashkëlojtarët dhe shfaqin nervozizëm në zhvillim të ndeshjeve.
Një gol në minutat e fundit tregon një festim të “çmendur” ku vrapojnë e gjithë skuadra.
Video gjithashtu tregon dallimet e fansave të klubeve të ndryshme, ku ata këndojnë himnin e klubit e festojnë në mënyra karakteristike.
Siç ishte lajmëruar ditë më parë FIFA 15 do të dalë në shitje në shtator.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button