Magazina

Ndryshimi i temperaturave i dëmshëm për fëmijet, mjektë apelojnë kujdesin e prindërve

Ndryshimi i temperaturave nga dita në ditë sidomos në këtë sezonë kur jemi mësuar të kemi një diellë përcëllues, ndikon në mënyrë negative në shëndetin e njeriut, thon mjekët.
Më të prekurit pa dyshim janë fëmijët, duke mos përjashtuar edhe të rriturit. Specialist pediatr Reshat Sulejmani, thot se, nga këto temperatura tek fëmijët shkaktohen dhimbje të barkut me jashtqitje, temperatur të lart dhe dhimje fyti. Pediatri thekson se, për  fëmijët është obligueshme që të nxirren ne ambiente të hapura gjatë ditës deri në dy apo tri herë, përshkak përshtatjes me klimën por është e domosdoshme konsumimi i ujit të destiluar. Specialisti Sulejmani thekson se numri i pacientëve është shtuar por jo në mas të madhe, kjo ndikon dhe me ardhjen e mërgimtarve. Nga ana tjetër specialisti i mjekësisë së përgjithshme Adnan Salihu thot se, ndryshimi i temperaturave, ndikon edhe tek shëndeti i të rriturve dhe këtu janë më të prekur të sëmurit kronik. Salihu, njofton të gjithë të sëmuarit kronike, ata me tension të lart dhe të ulët të gjakut që të bëjnë kontrillimin e tensionit dhe të konsultohen me mjekët e përzgjedhur. Nga specialisti pediatër Reshat Sulejmani, apelohet tek prindërit që fëmijët e posalindur deri në në moshën 12 muajshe të vaksinohen me udhëzimin e mjekut, të bëhen kontrollat çdo muaj, kjo është e domosdoshme.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button