Magazina
Në Beograd shpërndahen posterë të Mladicit, e falënderojnë për masakrën e Srebrenicës
Në shumë pjesë të qytetit të Beogradit të enjten mbrëma, në përvjetorin e 19 të masakrës së Srebrenicës, janë vendosur posterë të Ratko Mladic, Gjeneralit famëkeq serb që Haga e akuzon për krime lufte .
Në posterë shkruan “ Faleminderit Gjeneral për Srebrenicën” ndërsa Mladic aty shfaqet me uniformë.
Mladic i cili ishte komandant i serbëve të Bosnjës aktualisht është duke y gjykuar për krime lufte të kryera në ish –hapësirën e Jugosllavisë.
Siç dihet Armata e Republika Srpska më 1995 e kishte marrë nën kontroll më 1995 Srebrenicën ku kishte masakruar më shumë se 8 mijë boshnjakë.