Magazina

Në Bujanoc vazhdojnë punimet për gjetjet arkeologjike

Sezoni arkeologjik i punëve do të zhvillohet këtë verë në dy lokacione të rrethit të Pçinjës.
Arkeologët më 30 qershor kanë vazhduar punët në lokalitetin e Kale të Kërshevicës në komunë të Bujanocit nën udhëheqjen e Institutit Arkeologjik të Beogradit, ndërsa nga 15 korriku, reparti për arkeologji i Muzeut Kombëtar të Vranjës do të vazhdoj me realizimin e projektit “Nekropoli i të ndjerëve të djegur në periudhën e dominimit romak në territorin e rajonit të Pçinjës” në lokacionin e Utrinës, në fshatin Srednji Dell.
Nenad Radojçiq, arkeolog nga Muzeu Kombëtar në Beograd, thotë se punët në lokalitetin e Kales do të fokusohen në vendin ku është gjetur akropoli, raporton portali Juzne Vesti.
Këtë vit punët në zonën arkeologjike të cilat hulumtohen për 13 vite, janë financuar nga Ministria e Kulturës me një milion dinarë. Ministria me 450.000 dinarë ka financuar edhe punët në lokacionin e Utrintit./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button