Magazina
Në Nish arrestohen tre preshevar me kontraband 20 afgan
Policia e Nishit rreth orës 2 ka gjetur 20 shtetas afgan pa dokumente personale, që kishin hyrë ilegalisht në Serbi, në veturë të tipit “Renault Espace”, me targa të Gjermanisë në autostradën Nish – Beograd, tek vendi Topanicë e epërme dhe janë arrestuar tre persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale.
Për trafikim janë arrestuar S.Sh (24), I.A (19) dhe I.A (19), të gjithë nga Presheva.
Dy afgan kanë kërkuar azil, ndërsa të tjerër janë dërguar tek gjykatësi hetues ku iu është caktuar denimi prej 10 ditë burg dhe ndalesa prej 1 viti që të hyjnë në Serbi. /presheva.com/