Magazina

Nëna boshnjake varrosë dy djemtë e saj, 19 vite pas masakrës

Pas 19 vitesh, Hajrija Selimovic më në fund e din se ku janë trupat e dy djemve të saj.
Selimovic ka varrosur dy bijtë e saj të premten afër gurit të bardhë që identifikon varrin e burrit të saj, në një varrezë për viktimat e masakrës së Srebrenicës, masakër kjo më e keqja që nga lufta e dytë botërore.
Të tre ishin në mesin e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë të vrarë, kur forcat serbe mësynë qytetin lindor boshnjak më 11 korrik, 1995.
Samir ishte 23 dhe Nermin 19 kur ata u qëlluan nga një skuadër e ekzekutimit, raporton AP.
Pas ceremonisë përkujtimore në qendrën Potoçari janë varrosur mbetjet e 175 viktimave të identifikuara së fundmi.
Deri më tash, mbetjet e 6,066 personave janë zhvarrosur nga varret masive dhe janë rivarrosur në Potoçari.
Për gjenocidin në Srebrenicë janë akuzuar ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, dhe ish-gjenerali Ratko Mlladiq. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button