Organizata terroriste ISIS betohet që do ta shkatërroj Qaben në Mekë

Qabja në Mekë do të jetë qendra e një sulmi terrorist nga organizata ISIS. Ata përmes një komunikate kanë premtuar se do ta shkatërrojnë Qaben pas nënshtrimit të Arabisë Saudite.
APA raporton se ISIS dëshirojnë që të marrin nën kontroll qytetin e Ararit në Arabinë Suadite dhe të fillojnë operacionin që atje. Anëtari i kësaj organizate Abu Turab Al Mudaddasi ka thënë se së pari ata do ta shkatërrojnë Qabenë në Mekë.
“Nëse Zoti dëshiron ne do t’i vrasim ata që adhurojnë gurët në Mekë dhe do ta shkatërrojmë Qabenë. Njerëzit shkojnë në Mekë për të prekur gurë, jo për Zotin”, ka thënë ai.