Magazina
Pajtohen Noizy dhe Ledri?
Duket se hip hop skena shqiptare po shkon drejt bashkimit të një fronti të madh dhe pikërisht ky “front” i hip hopit nuk do të mund të bëhej i kompletuar pa paqen mes hip hop yllit, Ledri Vulës dhe reperit nga Shqipëria, Noizy.
Në Ulqin, pra në diskotekën Hollegros, ka kohë që u paralajmërua një performancë dhe paraqitje e përbashkët e dy reperëve, që kanë pasur probleme mes vete sa ishte Ledri pjesë e Babastars.
Dhe pikërisht sonte në po në këtë diskotekë vijnë imazhet e para, ku shihen të buzëqeshur Noizy në njërën anë dhe Ledri në anën tjetër.
Nuk dihet nëse reperët kanë bërë paqe, me njëri-tjetrin dhe nëse i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit për incidentet dhe përplasjet e shkaktuara, por një gjë është e sigurt – mes tyre ka relaksim raportesh.
Telegrafi mëson se ka kohë që miq reperë të Ledrit dhe Noizyt kanë provuar të realaksojnë raportin mes tyre. Dihet se miq reperë të Ledrit janë edhe miq shumë të afërt në hip hop të Noizyt, kështu që këta miq të përbashkët kanë qenë faktorë në stabilizimin e marrëdhënieve mes dy reperëve.
Konflikti i Noizyt dhe i Ledrit i ka rrënjet thellë qysh para dy vitesh.
Sa ishte Ledri pjesë e Babastars, gjatë një konfrontimi verbal në aeroport me Noizyn dhe miqt e tij, ishte Ledri ai që goditi reperin nga Shqipëria dhe u përfshi në përleshjen mes dy grupeve.
Dhe pasi Ledri u shfaq në një video duke kërkuar që Noizy të dalë nga hoteli, konflikti u zhvendos në anën muzikore.
Babastars bashkë me Ledrin publikuan një këngë pa videoklip si përgjigje ndaj Noizyt, teksa ky i fundit ka fyer ashpër pikërisht Ledrin në këngën “Na Jena OTR”, e nuk dihet nëse pikërisht ky projekt i cili u realizua me videoklip tani do të largohet nga YouTube.