Magazina

Për shqiptarët e Shkupit proteston edhe Tirana

Qindra aktivistë të Aleancës KuqeZi dhe të përndjekurit politik u tubuan sot në Tiranë në të njëjtën orë me protestuesit e Shkupit. Protestuesit mbanin vetëm flamurë KuqeZi dhe simbole kombëtare duke mos lejuar asnjë flamur partiak apo simbole të huaja. Me thirrje patriotike protestuesit përshkruan një nga akset kryesore në kryeqytet dhe rrethuan ambasadën e Republikës së Maqedonisë. Kreshnik Spahiu dhe aktivistët rrethuan selinë e ambasadës Maqedonase.
Me gjithë stuhinë dhe shiun e rrëmbyeshëm aktivistët protestuan për disa orë. Në tubim merrte pjesë lideri kuqezinjve Kreshnik Spahiu i shoqëruar nga liderët e ish të burgosurve politik i cili deklaroi: “Monstrat e politikës maqedonase kanë nisur nga burgosjet politike dhe dhuna shtetrore. Gruevski një ultra-nacionalist maqedonas nuk mund të qeverisi një shtet multi-etnik si Maqedonia. Qeveria monstër e Gruevskit duhet të largohet se nuk mund të mbaj me dhunë shqiptarët. Marrëveshja për të vendosur rendin publik dhe kushtetues në Maqedoni me ndihmën e policisë serbe është një formë diktati për të mbajtur shqiptarët të pushtuar nën regjimin mostër serbo-maqedonas. Policia serbe të largohet nga Maqedonia pasi në të kundër i lind e drejta policisë së Shqipërisë të garantojë jetën e shqiptarve. Kjo marrëveshje ose kërkon reciprocitet mes Maqedoni-Serbi-Shqipëri ose largim të menjëhershëm të plicisë serbe. Lirimi i të burgosurve politik duhet të ndodh në mënyerë të menjëhershme përndryshe monstra Gruevski po shndërohet në eksploziv për stabilitetin në Ballkan. Aleanca KuqeZi fton të gjithë faktorin politik shqiptar që të flak flamurët e partive dhë të nënshkruaj në pakt kombëtar historik me gjithë liderët e Tiranës, Shkupit, Ulqinit, Preshevës dhe Prishtinës për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarve, pengimin e asimilimit të qyteteve etnike dhe historike shqiptare si dhe vendosjen e garancive paqësore, politike dhe diplomatike për stabilitetin, bashkimin dhe integrimin e shqiptarëve në rajon dhe Europë”. Aleanca KuqeZi po bën thirrje të vazhdueshme për të bashkuar gjithë partitë politike të majta dhe të djathta për një pakt dhe strategji kombëtare. /opozita

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button