Magazina

Plaqkitet pompa e benzinës “Valoni Petrol” hajni ik me 3800 euro

Rreth orës 4 të mëngjesit të së dielës, një person i maskuar ka plaqkitur personelin e pompës së benzinës “Valoni Petroll” në dalje të Bujanocit.
Sipas burimeve të BujanociNet, brenda policisë, personi i maskuar ka qenë i armatosur dhe pasi ka hyrë në objekt ka kërkuar nga personeli që t’ia japin paratë që kanë në arkë dhe ato nëpër xhepa. I njejti burim bënë të ditur se personi i maskuar që ka hyrë në objekt, nga objekti ka dalë me 453.000din rreth 3800 euro të plaqkitura, raporton BujanociNet. Në raportin e policisë nuk thuhet se ka patur edhe persona të tjerë jasht objektit, ndërkohë që nuk është bërë me dije as drejtimi nga ka ikur personi i maskuar. E gjitha ka kaluar pa pasoja në njerëz. Organet e rendit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë hetimet, ndërkohë që do të kontrollohen edhe kamerat e sigurisë të vendosura në objekt.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button