Magazina
Policia kontrollon disa kafiteri në Preshevë
Foto: Ilustrim |
Pjestarët e stacionit policor në Preshevë diku rreth 10 policë, të premten mbrëma ndërmjet orës 22:30 – 23:30, kanë kontrolluar kafiterit e ndryshme në qytetin e Preshevës. Me këtë rast, hyrja dhe dalja në kafiteritë ka qenë e bllokuar tërësisht, raporton Kjo eshte Presheva Jone!
Ata gjatë kontrollimit në kafiteri qytetarëve u kërkonin letërnjoftimin, edhe pse shumica e të rinjëve nuk e posedonin atë gjatë kontrollimit.Pjestarët e policisë në Preshevë i këshillonin që duhet ta bartin me vete çdo herë.
Aksioni është kryer i qetë dhe pa bastisje, si dhe nuk është gjetur ndonjë lëndë narkotike dhe nuk ka pas të arrestuar. / KJO ESHT PRESHEVA JONE! /