Magazina

Prishtinë: Rrethrrotullimi afërt përfundimit

Punimeve tek rrethrrotullimi rrugën Prishtinë-Veternik po u vjen fundi. Gjatë vikendit do të shtrohet asfalti komplet, ndërsa zyrtarët nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur për rk se punimet janë në përfundim e sipër në këtë pjesë të kryeqytetit.
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Hysen Durmishi tha se gjatë vikendit do të asfaltohen të gjitha korsitë , ndërsa javën e ardhshme do të lëshohet për qarkullim edhe tuneli.
”Gjatë javës së ardhshme përfundojnë edhe punimet në pjesën e tunelit dhe gjatë kësaj jave të ardhshme do të përfundojnë edhe punimet tjera që kanë të bëjnë me gjelbërimin.”

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button