Magazina
Pse, qytetarët e Luginës së Preshevës duhet të paguajnë polisat e sigurimit në disa pika kufitare?
Trajtim joserioz, jo real dhe që të ngjall nervozizëm me rastin e hyrjes apo rikthimit të qytetarëve të Luginës, të cilët kalojnë në rrugën e kombit dhe ballafaqimi i tyre me punonjësit e sigurimeve në pikën kufitare Vërmicë.
Edhe pse Qeveria Kosovare, nga data 21 tetor 2013 ka hequr taksat për sigurimin e autoveturave për qytetarët e Luginës, që hynë e dalin nga Kosova, ata gjobiten sërisht me 20 euro-shin edhe atë në pikën kalimtare Shqipëri – Kosovë.
Në pytjen se përse po ndodh kështu, punonjësi në sportel përgjigjet: “se nuk e din as ai vet, sistemi i tyre kompjuterik nuk e posedon këtë informacion”. Bile shkon aq larg sa më lë porosinë t’i informoj bashkëvendasit e mi, se u duhet patjetër t’i paguajnë, edhe përse nuk jam zëdhënësi i tyre. Policit kufitar as që i intereson për një procedurë të tillë, edhe për seroliitij është më i madh për shtetin.
Për të pasur mundësi t’a kalosh pikën kufitare dhe të rikthehesh për nështëpi, patjetër duhet të posedosh sigurimin, “si e qysh, merru vesh me atatësigurimit”.
Me këto dikush ose po na gjënjen ose padrejtësisht po nagjobit.
Ngacila do pikë kufitare Sërbi – Kosovë aktualisht nuk paguajmë, nga del kjo pakuptimësi, që nga pika kufitare Shqipëri-Kosovë të paguajmë.
Më poshtëp olisa e sigurimit e marrë në Muqibabë, e ngjajshme me polisën e sigurimit të marrë në Vërmicë, e dyta e paguar nga xhepi im personal.
A thua, pyes veten ku e kam vendin dhe tëdrejtat e mia si qytetari Luginës?