Magazina

Qentë e “çuditshëm” në rrugët e Preshevës

Prezenca e qenve endacakë nëpër rrugët e qytetit është bërë diçka e zakonshme. 
Ajo çka i shqetëson qytetarët është rreziku i kafshimit për shkak të qëndrimit të tyre kryesisht afër deponive të bërllokut, gjë që i bën më të rrezikshëm për shkak të sëmundjeve që mund t’i bartin.
Qentë endacakë janë grup i qenve të cilët nuk kanë pronar, vendstrehim të përhershëm dhe sillen rrugëve, me ç’rast krijojnë klanet e tyre në hapësira të caktuara.
Bartja e sëmundjeve nga qentë endacakë mund të bëhet në disa mënyra: gërvishtjes, kontaminimit fekal, kafshimit.
Në rrugët e Preshevës, qytetarët kanë shprehë shqetësimin e tyre, ku gjithnjë e më shumë po hasen qen të cilët janë të sëmurë dhe shihen në vende të ndryshme, duke ndjerë të rrezikuar për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve.
“Lutemi që të ndërmarret diçka. Jo aq për ne të rriturit por në hall jemi me fëmijët. Kam frikën fëmijët do ta pësojnë, sidomos ata që shkojnë herët në shkollë.” ka thënë një vizitor i presheva.com, i cili shpreh shqetësimin e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button