Magazina

Rryma për 30% më shtrenjtë

Ministria e finansave dhe elektro ekonomia e Serbis, i kanë propozu qeveris që energjia elektrike nga stina e vjeshtës të shtrenjtohet, ka bërë të ditur e përditshmja serbe blic.
Kryeministri Vuçiq ka urdhëruar ministrin e energjetikës, që ta gjejnë mënyrën e të mos vije deri tek rritja e llogarive për qytetarët, ta gjëjn një mënyr dhe ti ikin shtrenjtimeve. Sipas burimit të blicit thuhet se, Elektro ekonomia e Sërbis ka përkrahjen e ministrisë së finansave që rryma të shtrentohet për 30%. Propozimi për rritjen e llogarive është pasojë e faktit se Sërbia do të duhet të importojë energji elektrike dhe për të paguar paraprakisht. Siç mëson Blic, propozimi i Ministrisë së financave për zgjidhje të këtij problemi ishte rritja e çmimit në dy raste, së pari të shtrenjtohet për 30%, e më pas edhe për 20%. Kryeministri është kundër këtyre masave dhe për këtë pajtohet edhe ministri i energjetikës Antiq. Në pyetjen se a do të shtrenjtohet dhe kur do të shtrenjtohet energjia, Kryetari i Organit mbykqyrës të elektroekonomis Aca Markoviq, ka thënë se larg jemi nga një gjë e till. Elektro ekonomia e Sëerbis ende nuk ia ka paraqitur kërkesën për shtrenjtim Agjensis për Energjetik. Markoviq, ka thënë se situata është e keqe por jo katastrofale, energjin e cila na mungon e importojm, kështu që situata është stabile, mirpo duhet që sa më shumë të kursejmë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button