Magazina
Shenjat e natës së kadrit
Shenjat e natës së kadrit:
E para: Nata mos të jetë as e nxehtë e as e ftohtë.
E dyta: Të jetë natë e shndritshme.
E treta: Në këtë natë zbresin shumë engjëj.
E katërta: Dielli në agimin e saj lind pa rreze.
Argumentet për këto shenja: I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Nata e Kadrit është natë e shndritshme, as e ftohtë e as e nxehtë, dielli në agim lind i kuq i dobët”. Transmeton Iben Huzejme dhe e ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!).
I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Mua m’u tregua nata e Kadrit, e më pas m’u harrua. Ajo gjendet në dhjetë netët e fundit. Ajo natë është e shndritshme nuk është as e ftohtë e as e nxehtë, sikur të kishte në të një hënë që shndriste yjet e saj. Nuk del shejtani i saj deri sa të dali agimi i saj” Transmeton Iben Hibani ehadithi është i saktë me rrugët e tij.
I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Shenja e saj (natës së Kadrit) është që të lindi dielli në agimin e saj i bardhë pa rreze”. Muslimi.
Janë përmendur edhe disa shenja të tjera që nuk kanë argumente si:
1. Mos të lehin në të qentë.
2. Mos të bien yje prej qiellit.
3. Të bjerë shi në atë natë.