Magazina

Shërbimi sekret britanik kontrollon dhe manipulon gjithçka në internet

Spiuni i arratisur amerikan, Edward Snowden, thotë se shërbimi sekret britanik manipulon me diskutimet dhe analizat e teksteve në internet, si dhe me rezultatin e votimit në anketa.
Ai thotë se për manipulime përdoren programe të thjeshta që vështirë hasen, ndërsa shton se gjithçka është e thjeshtë. P.sh. hakerët me ndihmën e programit mund të krijojnë përshtypjen se diçka është e popullarizuar, për çka ajo përmbajtje menjëherë zë vend të rëndësishëm në YouTube.
Dokumentet e reja të tij i ka publikuar web-aplikacioni Intercept përmes platformës First Look Media të themeluar nga gazetari amerikane Glenn Greenwald. Lista e programeve që Greenwald publikoi, vijnë nga një departament i veçantë i shërbimit të fshehtë britanik GCHQ, që zhvillon programe për spiunazh.
Për shembull, programi Gateway artificialisht mund të rris trafikun në një faqe të caktuar interneti; Underpass modifikon rezultatet e anketës në internet; Clean Sweep mund t’i bëjë postimet në Facebook të padukshme për disa përdorues, apo për të gjithë përdoruesit në një shtet; Spring Bishop mund të gjejë fotografitë e caqeve të tyre në Facebook; ndërsa Elate ndjek aktivitetet në versionin britanik të eBay, transmeton Telegrafi.
Shërbimi gjithashtu mund të monitorojë bisedat në Skype. Për këtë përdoren tri programe të ndryshme.
Profesori Thorsten Strufe nga Universiteti Teknik i Dresdenit, thotë se këto programe janë në të vërtetë shumë të thjeshta dhe se mund të programohen nga çdo student i informatikës në semestrin e tretë.
Strufe shton se individët apo organizatat e vogla që sulmojnë lehtë zihen, por jo shërbimet sekrete që kanë shumë burime, shumë IP adresa. Manipulimi i të dhënave bëhet me ndihmën e botnetit, apo rrjete të mëdha të kompjuterëve ku punojnë programet e automatizuara që të vështirë identifikohen.

Dokumenti thekson se janë 125 programe për të monitoruar dhe manipuluar në internet.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button